Turne

Fondacioni “Vitrina” njofton se turi turistik “Welcome to Albania” do të nisë me vizitën e parë në Malin e Zi, ditën e dielë, më datë 29 Maj 2011, ora 10.00 dhe kthimi do të bëhet më datë 30 maj, ora 20.00.
Vizita do të zgjasë dy ditë e një natë dhe itinerari i udhëtimit do të jetë: Budva, Tuz dhe Ulqin.
Turi do të përmbajë aktivitete dhe argëtime të ndryshme.
Çmimi i pjesëmarrjes do të jetë 20 € për person, duke përfshirë udhëtimin, akomodimin dhe vaktet e ushqimit. Për persona jashtë Universitetit “Vitrina” që kanë dëshirë të marrin pjesë në këtë tur, çmimi do të jetë 100 €.
Regjistrimet dhe pagesa përkatëse bëhen deri më datë 25 Maj 2011 në Sekretarinë e Kampusit “Vitrina”.
Nxënësit e Shkollës së Mesme “Vitrina” të sjellin me vete edhe lejen e prindërve.

Share
Lart
  • Follows us our servcies