Universiteti “Vitrina” Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në secilin prej fakulteteve: 460 Euro / 1 Vit ose …
Zyra e këshillimit të karrierës
Misioni ynë është të rrisim punësueshmërinë e studentëve dhe diplomantëve të Shkollës së Lartë Private “Vitrina”.Vizioni i Zyrës së Këshillimit të Karrierës është që Shkolla e Lartë Private “Vitrina” të jetë institucioni i arsimit të lartë shqiptar me numrin më të lartë të studentëve të punësuar.Një status të rëndësishëm në politikat dhe parashikimet strategjike të Shkollës së Lartë Private “Vitrina” zë zhvillimi i karrierës dhe punësimi i studentëve tanë. Zyra e Këshillimit të Karrierës, është në dispozicion të studentëve për të ndihmuar që secili prej tyre të zgjedh orientimin dhe programin e duhur, në përputhje me prirjet, talentin dhe planin individual të karrierës. Veprimtaria e përditëshme e Zyrës së Këshillimit të Karrierës, së Shkollës së Lartë Private “Vitrina” orientohet drejt informimit të studentëve dhe këshillimit të tyre që në momentin e rregjistrimit me cdo informacion në lidhje me programet e studimit të ofruara, avantazhet që secila prej tyre ofron, përshtatjen me prirjet dhe interesat e individit. Gjthashtu, Zyra e Zhvillimit të Karrierës ofron asistencë për cdo student në disa drejtime kryesore si:
• Zgjedhja e programit të studimit dhe paketa e lëndëve të secilit program.
• Organizimi i praktikave dhe programeve të shkëmbimit sipas secilit program.
• Përfshirja në aktivitete akademike dhe profesionale sipas secilit program.
• Mundësitë e punësimit sipas secilit program studimi etj.