Themeluesi

Themeluesi i Kompanisë “Vitrina”
Edmond Vlashaj lindi më 10/09/1977 në fshatin Gjadër të rrethit Lezhë. Ai filloi studimet e Larta në Universitetin Luigj Gurakuqi Shkodër. Fakulteti i Shkencave Shoqërore, dega: Histori-Gjeografi. U diplomua në Fakultetin e Shkencave Juridike, dega: Drejtësi, Tiranë.
Është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Edmond Vlashaj, ka kryer një sërë kualifikimesh të rëndësishme të karakterit ndërdisiplinor, brenda dhe jashtë vendit. Ai ka marrë pjesë në konferenca të shumta të nivelit të lartë me tematika sociale, ekonomike dhe politike.
Prirjet për drejtues janë të hershme, në moshë fare të re ai do të drejtojë sipërmarrje, si dhe projekte me rëndësi në NGO të ndryshme. Projekti i tij i madh për të drejtuar një kompani të cilën do ta emërtojë “Vitrina” do ta ketë zanafillën që në vitin 2004.

Edmond Vlashaj është:
• Themelues i Kompanisë “Vitrina” më datë 05/10/2004
• Themelues i Universitetit, Shkollës së Mesme dhe Qëndrës së Formimit Profesional Vitrina.
• Themelues & Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit “Vitrina”.
• Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit “Banka e Ideve”.
• Themelues dhe Kryetar i Unionit të Sipërmarrësve Shqiptar.

Edmond Vlashaj është klasifikuar si njeri objektiv, idealist dhe me vizion të lartë. Elementi më i rëndësishëm i fuqisë janë idetë e pashtershme të konkretizuara me shumë prakticitet dhe këmbëngulje, çka e bëjnë këtë sipërmarrës të ri shumë të suksesshëm në treg.

Share
Lart
  • Follows us our servcies