Misioni dhe Vizioni

Misioni
Të përgatisë kuadro e hulumtues të pajisur me dituri, etikë, racionalitet, kreativitet dhe prodhimtari të lartë, të cilët të përqafojnë përgjegjësitë e tyre sociale dhe të ecin me hapin e zhvillimeve të fundit në vend dhe në botë; të hartojnë dhe realizojnë projekte për të zgjidhur problemet lokale e universale; të kontribuojnë në shkencën shqiptare dhe atë botërore me veprimtari kërkimore e shkencore autentike; t’u përgjigjen nevojave të shoqërisë me besueshmërinë, shpejtësinë dhe standardet më të larta.

“Vitrina” duhet të shërbejë si një “Vitrinë”, në dispozicion të secilit që ka nevojë për një projekt personal për t’u ngritur në karrierë, në nivel social – kulturor dhe ekonomik, duke vendosur si vlerë të shtuar te vetvetja, investimin e tij dhe atë të “Vitrinës” për t’u kualifikuar profesionalisht, për t’u shkolluar, dhe për t’u përgatitur për të hyrë me dinjitet në tregun e punës me vetëbesim dhe dije.

Qëllimet strategjike
1. Të sigurojë një kapacitet arsimor gjithnjë e në rritje, në mënyrë që të ngrihet sa më lart në shkallën e institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri;
2. Të zotërojë një cilësi sa më të lartë arsimi dhe trajnimi;
3. Të sigurojë një numër dhe cilësi kërkimesh shkencore në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare;
4. Të ofrojë një shërbim arsimor të akredituar, të besueshëm, efikas, të shpejtë dhe në gjendje që të plotësojë kërkesat e klientëve;
5. Të rrisë njohjen e Universitetit në nivel lokal, rajonal e më gjerë.

Vizioni
“Vitrina” një Qendër e Madhe Edukimi, Mendimi dhe Veprimi në Evropën Juglindore.

Share
Lart
  • Follows us our servcies