Universiteti “Vitrina” Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në secilin prej fakulteteve: 460 Euro / 1 Vit ose …
Kush është dhe pse lindi Kompania “Vitrina” ?
E themeluar në vitin 2004 me vendim të gjykatës së Tiranës nr. 32.237 si domosdoshmëri për plotësimin e nevojave të tregut të punës më njerëz të aftë në fushat profesionale, por edhe prej dëshirës për të ndërtuar një institucion arsimor cilësor, që do të ofronte një model edukimi alternativ e bashkëkohor, ndryshe nga modelet ekzistuese si përgjigje të kërkesave të tregut e të kohës që jetojmë.
“Vitrina” duhet të shërbejë si një “Vitrinë”, në dispozicion të secilit që ka nevojë për një projekt personal për t’u ngritur në karrierë, në nivel social – kulturor dhe ekonomik, duke vendosur si vlerë të shtuar te vetvetja, investimin e tij dhe atë të “Vitrinës” për t’u kualifikuar profesionalisht, për t’u shkolluar, dhe për t’u përgatitur për të hyrë me dinjitet në tregun e punës me vetëbesim dhe dije profesionale.
Kompania është specializuar në fushën e arsimit dhe të kualifikimit profesional dhe tashmë është bërë Qendra më e madhe në Shqipëri për kualifikimin profesional, pasi deri tani përfshin më shumë se 50 projekte. Që nga themelimi e deri tani në këtë qendër kanë marrë trajnim profesional më shumë se 14 mijë persona.
Kompania “Vitrina” dallohet me :
Çmimet më të mira dhe të përballueshme duke ruajtur cilësinë e lartë të shërbimeve.
Korrektësinë maksimale me klientët.
Përqendrimi te praktika duke dhënë edhe njohuritë e mjaftueshme teorike, karakteristike kjo që i bën frekuentuesit e kurseve të saj më të aftë për tregun e punës.
Menaxhim profesional dhe fleksibël duke iu përshtatur ndryshimeve të tregut.
Marketing profesional, miks dhe agresiv.
Forcimi i Vlerave tradicionale të vendit.
Pergjegjësia sociale nëpërmjet ofrimit të shërbimeve falas për shtresat e varfra siç janë jetimët dhe njerëzit me aftësi të kufizuar, e të tjerë.
Shumëllojshmëria e sherbimeve të ofruara.
Shkolla e Lartë Private “Vitrina”, është një aktivitet i Kompanisë “Vitrina”.
SH.L.U.P ” Vitrina ” u licensua me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.608, datë 6.5.2009 “Për licensimin e Shkollës së Lartë Private Vitrina”.Ajo hapi dyert e saj per t’iu dhuruar të gjithë shqiptarëve një investim të çmuar në fushën e arsimit në tetor të vitit 2008.
Shkolla e Lartë Universitare Private “Vitrina” është akredituar institucionalisht me Urdhër Nr. 56, datë 06.02.2013.Ky institucion ofron 34 programe studimi në dy cikle studimi.Programet e studimit të akredituara janë : “Bsc Drejtësi”; “Bsc Shkenca Politike”; “Bsc Marredhenie Nderkombetare”; “Bsc Inxhinieri Elektronike”; “Bsc Inxhinieri Informatike”; “Bsc Financë – Bankë”; “Bsc Menaxhim Biznesi” dhe “Menaxhim Turizmi”. Pritet në të ardhmen e afërt edhe akreditimi i programeve të tjera si dhe hapja e ciklit të tretë të studimeve, Doktoraturës.
Fakultetet që ofron institucioni ynë janë:
- Fakultetin e Inxhinierise
- Fakulteti i Drejtësise
- Fakulteti i Ekonomi-Turizmit
- Fakulteti i Shkencave Politike
- Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit
- Fakulteti i Mjekesise
- Fakulteti i Shkencave te Edukimit
Shkolla e Lartë Private “VITRINA” ka mundur me sukses të rekrutojë stafin e nevojshëm akademik dhe të sigurojë të gjithë infrastrukturën dhe lehtësirat e tjera të nevojshme dhe ka filluar aktivitetin. Të gjitha planet mësimore dhe programet e lëndëve janë hartuar nga specialistët më të njohur në vend, në bashkëpunim me specialist të huaj, gjë e cila është në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit në fuqi në RSH, Deklaratën e Bolonjës, standardet e tjera ndërkombëtare dhe planit të zhvillimit të Universitetit “Vitrina”.
Universiteti “VITRINA”, tre vjet nga hapja e tij, në Korrik 2011 dha Diplomat e Nivelit të Parë në degët: Drejtësi, Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Financë-Bankë, Menazhim Biznesi, Menazhim Turizmi, Administrim Publik, Ing. Elektronike.