Universiteti “Vitrina” Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në secilin prej fakulteteve: 460 Euro / 1 Vit ose …
Respektojmë secilin prej jush!
Universiteti “Vitrina” është një universitet i ndërtuar mbi një sistem vlerash dhe parimesh sipas kërkesave të kartës së Bolonjës.Në filozofinë e Universitetit “Vitrina” përfshihet bashkëpunimi në nivel ndërkombëtar, organizimi i aktiviteteve të përbashkëta me Universitete të huaja, si dhe zbatimi i programeve të shkëmbimit akademik mes studentëve dhe stafeve akademike reciproke. Në Universitetin “Vitrina” stafi akademik përfshin lektorë, ekspertë të shquar të cilët janë diplomuar në universitetet më prestigjoze të botës.Programet e studimit te ne janë bazuar në eksperiencat më të mira të universiteteve shqiptare dhe ndërkombëtare.Mësimdhënia në Universitetin tonë i kalon kufijtë e Shqipërisë, pasi pedagogë të huaj sjellin metoda europiane nëpërmjet seminareve të shumta që zhvillohen në kampusin Universitar “Vitrina”.
Ne garantojmë jo vetëm mësimdhënie të standarteve europiane, por jua lehtësojmë atë me anë të faciliteteve që ne ofrojmë.Ne punojmë duke u mbështetur në parime dhe vlera të njohura botërisht.
Objektivi ynë primar është: Përmirësimi deri në prefeksion i proçesit të mësimdhënies. Ne jemi gjithmon pranë studentëve.Studenti për ne është dhe do të jetë në qendër të angazhimit dhe përkushtimit tonë në rrafshin akademik dhe shkencor.