Universiteti “Vitrina” Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në secilin prej fakulteteve: 440 Euro / 1 Vit ose …
Projekti NETCET, në bashkëpunim me Sh.L.U.P”Vitrina”
Në bregun e Detit Adriatik në Shën Pjetër (Gjiri i Lalzit) u zhvillua ceremonia e projektit “Network for the Conservation of Cetaceans and Sea Turtles in Adriatic” (NETCET) i financuar nga IPA Itali dhe që vihet në zbatim nga Shoqata e Herpetofaunës Shqiptare në bashkëpunim me Shkollën e Lartë Universitare Private “Vitrina”. Në këtë ceremoni morën pjesë specialistë të mjedisit, mësues dhe nxënës nga Shkolla e Mesme Manëz, studentë e pedagogë të Shkollës së Lartë Universitare Private “Vitrina”, përfaqësues të Fondacionit “Banka e Ideve”, drejtues lokal, peshkatarë etj. Ky projekt është i një rëndësie të veçantë pasi është fituar në sajë të një eksperience shumëvjeçare nëpërmjet kërkimeve shkencore të realizuara përgjatë bregdetit Shqiptar nën drejtimin e Prof. Dr. Idriz Haxhiu dhe investimeve të vazhdueshme në përgatitjen e kuadrove të rinj për shqipërinë. Për një periudhë tre vjeçare ky projekt do të sigurojë bashkëpunimin midis disa shteteve Europiane dhe Ballkanike për studimin, mbrojtjen dhe sidomos ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e këtyre gjallesave globalisht të rrezikuara. Në kuadër të tij do të mundësohet ngritja e një Qendre Rikuperimi për breshkat e dëmtuara që do të gjenden në rrjetat e peshkatarëve si dhe kualifikimi i kuadrove të rinj enkas për këtë qendër. Si një mesazh i rëndësishëm për ruajtjen e këtyre gjallesave u demostrua edhe markimi dhe rikthimi i një individi Chelonia mydas në habitatin e tij normal, në det.
Projekti “Kampi Ekologjik 2012″ në zonën e Himarës
Universiteti “Vitrina” në bashkëpunim të ngushtë me Aleanca Ekologjike Europiane Rinore dhe me Prof. As. Dr Sazan Gurin dhe me mbështetjen e Fondacionit “Banka e Ideve” kanë startuar në zonën e Qeparoit në qytetin e Himarës zbatimin e projektit me temë: “Ngritja e një kampi Ekologjiko-Mjedisor, angazhimin dhe informimin e të rinjëve me detyra e projekte mjedisore”. Qëllimi i këtij projekti është angazhimi dhe informimi i rinisë në detyra e projekte mjedisore duke përpiluar ide për një zhvillim të qëndrueshëm nga ana mjedisore e arkitekturore. Realizimi i këtij projekti parashikon informimin e pjesmarrësve nga Universiteti “Vitrina” dhe anëtarëve nga Aleanca Ekologjike Europiane Rinore mbi përpilimin e projekteve, duke e vendosur vetë pjesmarrësin në vendin e ideatorit të projektit dhe gjithashtu duke i lënë mundësi ideimi për projektin e zhvillimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe për zhvillimin e planit urbanistik të zonës së Qeparoit. Një nga qëllimet që ngelet dytësor por jo më pak i rëndësishëm se i parapërmenduri është dhe reduktimi i pasivitetit të rinisë duke e zgjidhur me anë të mbushjes me aktivitete sociale, kulturore, mjedisore, argëtuese si dhe gjithashtu duke i nxitur të rinjtë për rritjen e pozitivitetit të ideve dhe zgjidhjeve të problemeve duke i angazhuar. Dhënia e dy planeve të zhvillimit të qendrueshëm për zonën është zgjidhja e plotë, por edhe një fillim i mbarë. Programi përfshin një kombinim të çështjeve mjedisore në mentalitetin e qytetarit, ku në qëndër të vëmendjes do të jetë binomi qytetar-mjedis. Kështu që dhënia e një modeli ekologjik do të ishte shume frytdhënëse. Pjesëmarrësit potencial të këtij projekti që do të zgjasë 5 ditë do të jenë, Komuna Qeparo; Studio pёr “Zhvillim tё politikave Mjedisore – G & G group”, Shoqata ”MENV Group” ,Universiteti “VITRINA” ,Fondacioni ”BANKA E IDEVE” , Lëvizja ”Shqiperia e Re”, Lëvizja Mjedisore ”AEER” .
Projekti “Kampi Ekologjik 2012″ në Qeparo Himarë
Universiteti “Vitrina” në bashkëpunim të ngushtë me Aleanca Ekologjike Europiane Rinore dhe me Prof. As. Dr Sazan Gurin dhe me mbështetjen e Fondacionit “Banka e Ideve” kanë startuar në zonën e Qeparoit në qytetin e Himarës zbatimin e projektit me temë: “Ngritja e një kampi Ekologjiko-Mjedisor, angazhimin dhe informimin e të rinjëve me detyra e projekte mjedisore”. Gjatë zhvillimit të projektit u bë dhe ndarja e pjesëmarrësve në dy grupe për realizimin e projektit. Fillimisht të rinjtë vullnetar zhvilluan takime të shumta me banorë të zonës ku u njohën nga afër me problemet mjedisore qe ata shqetesojnë ,nga ku u evidentua që mungesa e koshave për hedhjen e mbetjeve ishtë problemi me madh për këtë komunitet. Më pas grupet me punës të organizuar nga lider dhe kontrollorë vijuan me pastrimin e mbetjeve në bregdetin e kësaj zonë. Qëllimi i këtij projekti është angazhimi dhe informimi i rinisë në detyra e projekte mjedisore duke përpiluar ide për një zhvillim të qëndrueshëm nga ana mjedisore e arkitekturore. Realizimi i këtij projekti parashikon informimin e pjesmarrësve nga Universiteti “Vitrina” dhe anëtarëve nga Aleanca Ekologjike Europiane Rinore mbi përpilimin e projekteve, duke e vendosur vetë pjesmarrësin në vendin e ideatorit të projektit dhe gjithashtu duke i lënë mundësi ideimi për projektin e zhvillimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe për zhvillimin e planit urbanistik të zonës së Qeparoit. Një nga qëllimet që ngelet dytësor por jo më pak i rëndësishëm se i parapërmenduri është dhe reduktimi i pasivitetit të rinisë duke e zgjidhur me anë të mbushjes me aktivitete sociale, kulturore, mjedisore, argëtuese si dhe gjithashtu duke i nxitur të rinjtë për rritjen e pozitivitetit të ideve dhe zgjidhjeve të problemeve duke i angazhuar. Dhënia e dy planeve të zhvillimit të qendrueshëm për zonën është zgjidhja e plotë, por edhe një fillim i mbarë. Programi përfshin një kombinim të çështjeve mjedisore në mentalitetin e qytetarit, ku në qëndër të vëmendjes do të jetë binomi qytetar-mjedis. Kështu që dhënia e një modeli ekologjik do të ishte shume frytdhënëse. Përfaqësues të Universitetit “Vitrina” në këtë projekt në zonën e Qeparoit në qytetin e Himarës janë pedagogët Dr. proc. Bledar Kryemadhi, Dr. proc. Ervin Kujtila, Koordinatorja e Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun Msc. Eglantina Mirashi dhe përfaqesues të Fondacionit “Banka e Ideve” Estela Xhafa dhe Ardit Balaj. Pjesëmarrësit potencial të këtij projekti që do të zgjasë 5 ditë do të jenë, Komuna Qeparo; Studio pёr “Zhvillim tё politikave Mjedisore – G & G group”, Shoqata ”MENV Group” ,Universiteti “VITRINA” ,Fondacioni ”BANKA E IDEVE” , Lëvizja ”Shqiperia e Re”, Lëvizja Mjedisore ”AEER”
Kërkim shkencor rreth breshkave detare, globalisht të rrezikuara
Në kuadër të Projektit Kërkimor Shkencor dhe Edukues “Studim ekologjik, përgjatë bregdetit Shqipëtar, nëpërmjet monitorimit të Breshkave Detare, bioindikatorë globalisht të rrezikuar” Prof. Dr. Idriz Haxhiu dhe MSc. Vilma Piroli, pёrfaqёsues tё Qёndrёs pёr Kёrkim dhe Zhvillim, vijuan sot më 29.06.2012 mbledhjen e të dhënave shkencore për Breshkat Detare, lloje globalisht të rrezikuara, në Lagunën e Patokut. Sot u morën në studim 2 individë që i përkisnin llojit Caretta caretta. Gjendja shëndetësore e të dy individëve rezultoi e mire, njëri prej tyre kishte gjymtyrën e majtë të pasme të këputur e cila ishte tashmë e rikuperuar plotësisht. Nga numërimi i pllakave të karapaksit rezultoi që njëri nga individët kishte deviacion në pllakat margjinale. Silueta e kokës së të dy individëve ishte shumë interesante dhe u fotografua për tu përdorur në të ardhmen si një dokument njohës, nëse do të ketë rënë markeri. Nga studimi rezultoi që vetëm njëri nga individët kishte ektoparazit të cilët ishin Balanus sp. dhe Mytillus sp. të cilët u gjetën të pozicionuara në karapaksin e tij dhe u hoqën nga studiuesit për të mbrojtur breshkën. Pasi u morën të gjithë të dhënat dhe u bënë fotografimet e nevojshme, breshkat u rikthyen sërish në detë. Gjatë rrugës së kthimit nga kjo ekspeditë u gjet në mes të korsisë së superstradës Laç-Mamurras një breshkë e ujërave të ëmbla e cila sipas Prof. Haxhiut i përkiste llojit Emys orbicularis e cila ndonëse ishte shtypur nga një makinë fatmirësisht ishte akoma gjallë. Pasi iu dha ndihma e parë nga studiuesit kjo gjallesë u rikthye në habitatin e saj normal, buzë një kanali me ujë. Ekipi kërkimor shkencor: Prof. Dr. Idriz HAXHIU dhe MSc Vilma PIROLI .
Projekti “Klubi Psiko-Social i Filmit”
Fakulteti i Shkencave të Edukimit ka prezantuar projektin me temë ‘Klubi Psiko-Social I Filmit’ me trasmetimin e filmit të parë “Fjalimi i Mbretit”. Për të prezantuar projektin në panel ishin të pranishëm Dekania e Fakultetit të Shkencave të Edukimit Z. Rita Loloci , Zv. Rektore Z. Anisa Subashi, përfaqesuesja e zyrës së projekteve Z. Alma Lleshi dhe pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Edukimit Z. Bledar Kryemadhi dhe Znj. Armela Xhaho. Projekti është ideuar si një aktivitet jashtëkurrikular me tematikë psiko-sociale dhe edukuese për studentët e Degës Psikologji–Sociologji të Universitetit Vitrina. Qëllimi i këtij projekti është jo vetëm krijimi i mundësive të bashkëpunimit midis studentëve por dhe t’i inkurajojë ata që të mësojnë përmes teknikave më të reja novatore të mësimdhënies në lehtësim të procesit formal të mësimnxënies. Filmi paraqiste historinë e një burri me probleme psikologjike i cili bëhet Mbreti Xhorxh VI , babai i mbretëreshës Elizabet II. Ngjarjet zhvillohen gjatë Luftës së II Botërore, kur Gjermania i kishte shpallur luftë Anglisë. Në 1925, Duka i Yorkut është në ankth për shkak të problemeve të tij dhe ngërçit për të folur përpara publikut. Elizabeta,gruaja e tij kërkon ndihmën e një terapisti gjuhësor (logoterapisti) Lionel Logue i cili e ndihmon mbretin të zgjidhë konfliktet psikologjike dhe traumat e fëmijërisë të cilat qëndronin fshehur në të pavetëdijshmen e mbretit. Por cfarë ndodh gjatë terapisë, cfarë zbulon terapisti dhe si punon ai me mbretin për të larguar ankthin e të folurit ? A do të mund t’a zgjidhë ai problemin me belbëzimin , që mbreti të arrijë të mbajë fjalimin e shumëpritur përpara popullit tij? Studentët patën mundësi që të shihnin filmin si dhe të ndanin me njëri tjetrin mendimet e tyre rreth tij, të analizojnë problematikat kryesore në përputhje me njohuritë akademike, postulatet teorike dhe terapeutike të marra në lëndët përkatëse.
EKSPEDITË NË TERREN
U zhvillua në terren ekspedita e katërt në kuadër të projektit shkencor dhe ndërgjegjësues për ruajtjen e biodiversitetit në Gjirin e Rodonit.
Kësaj radhe ekspedita u organizua me njëzet studentë të vitit te parë në Universitetin “Vitrina”, Fakulteti i Mjekësisë – Dega Farmaci. Duke qenë të vitit të parë, studentët ishin shumë kuriozë për ekspeditën që do të kryenin nën udhëheqjen e pedagogut të tyre, prof. Idriz Haxhiut.
Pas arritjes në terren, profesori i njohu studentët me punën e zhvilluar në tre ekspeditat e mëparshme. Peshkatarët e grupit Martinaj kishin kapur kësaj radhe gjashtë breshka detare. Studentët panë nga afër morfologjinë dhe anatominë tyre, bënë matjet përkatëse dhe i pastruan breshkat nga ektoparazitët. Më pas, i markuan breshkat dhe lëshuan me kujdes secilën prej tyre në det të hapur. Ndërkohë, profesor Idrizi u shpjegonte lidhjen midis gjendjes aktuale të breshkave dhe situatës së biodiversitetit në Gjirin e Rodonit. Breshkat e kapura në grykëderdhjen e lumit Ishëm kishin zënë alga të shumta për shkak të ndotjes së madhe të asaj zone nga shkarkimet e plehërave të Tiranës. Ndërsa breshkat e kapura në grykëderdhjen e lumit Mat ishin më të pastra, për shkak se aty nuk kryhen më shkarkime të tilla, ngaqë edhe fabrikat e mëparshme që derdhnin helme në lumë, nuk punojnë më.
Kjo ishte një eksperiencë e vyer për studentët, të cilët shprehën gatishmërinë të merrnin pjesë sërish në ekspedita të tilla.