Botime Shkencore

SHLP Vitrina ka veprimtari botuese shkencore: Revista shkencore “Vitrina” është buletini shkencor i Shkollës së Lartë Private “Vitrina” që ka filluar të botohet që nga viti 2009 (Tetor-Dhjetor 2009). Ky buletin është i përtremuajshëm, pra botohet 4 herë në vit. Në të kanë publikuar punën kërkimore shkencore profesore si: Prof.Dr.Mario Kedhi, Prof.Dr. Idriz Haxhiu, Prof.As. Hysen Xhaja, Prof.As. Marenglen Bukli, Prof.As. Violeta Icka, Prof.As. Hajredin Rudi, Prof.As. Ago Nezha, Prof. Dr. Qazim Dushku, Dr. Bernard Zotaj, Dr. Teki Kurti…, por dhe më gjerë.
Revista është pjesë përbërëse e Qendrës për Kërkim dhe Zhvillim të ShLP “Vitrina” dhe redaksia e revistës drejtohet nga Rektori i ShLP Prof.Dr. Mario Kedhi dhe njëkohësisht kryeredaktor i saj. Redaksia e revistës shkencore përbëhet nga një grup profesorësh me eksperiencë të madhe që spikatin në fushat që ata përfaqësojnë me kompetencë:

Prof.dr. Mario KEDHI (Kryeredaktor i Revistës)
Prof.dr. Idriz HAXHIU
Prof.dr. Ylli SAROLLI
Prof.dr. Kol PRENGA
Prof.dr. Setki MULLA
Prof.as.dr. Pandeli TAÇI
Prof.as.dr. Violeta ICKA
Prof.as.dr. Hajredin RUDI
Dr. Teki KURTI
Revista është ndarë në tre rubrika dhe synon të jetë gjithëpërfshirëse dhe ndërdisiplinore. Ajo është e hapur për të gjithë stafin akdemik të brendshëm dhe të jashtëm si dhe specialistë të konfirmuar në fushat që ata përfaqësojnë.
Rubrikat e saj janë ndarë në:
- Studime dhe anliza
- Horizonte shkencore
- Opinione
Në revistat e publikuara janë botuar shumë artikuj cilësorë shkencorë nga profesorë të nderuar të cilët janë të spikatur në fushat shkencore që ata përfaqësojnë. Gjithashtu i është dhënë përparësi e madhe pedagogëve të rinj që duan të afirmohen në punën e tyre shkencore.
Një arritje e madhe për revistën shkencore Vitrina është dhe marrja e numrit ISSN, pas aplikimit të bërë nga ana jonë, në Zyrat Qendrore të ISSN në Paris. Numri ISSN është i vlefshëm nga numri 10 e në vazhdim.
Deri tani janë botuar 14 numra të revistës shkencore Vitrina.

 Informacion për Revistën Shkencore Studenti
Gjatë vitit akademik 2011-2012 në SHLP Vitrina nisi botimi i Revistës Shkencore Studenti. Në këtë revistë botohen punimet shkencore të studentëve. Janë botuar gjithësej 22 revista. Botimi i kësaj reviste do të vazhdojë edhe për vitin akademik 2012-2013. Synohet që gjatë këtij viti të kemi një rritje të cilësisë së kësaj reviste e cila është një vlerë e madhe për studentët që studiojnë në Shkollën e Lartë Private Vitrina.

 Informacion për Revistën Shkencore Nxënësi
Gjatë vitit akademik 2012-2013 nisi botimi i Revistës Shkencore Nxënësi. Në këtë revistë botohen punimet shkencore të nxënësve. Janë botuar gjithësej 5 revista dhe po punohet për botimin e numrave të tjerë. Synohet që pas çdo botimi të kemi një rritje të cilësisë së kësaj reviste e cila është një vlerë e madhe për gjimnazistët që studiojnë në Shkollën e Mesme Jopublike “Vitrina”.

 Informacion për Revistën Shkencore Kursanti
Gjatë vitit akademik 2012-2013 nisi botimi i Revistës Shkencore Kursanti. Në këtë revistë botohen punimet shkencore të kursantëve. Janë botuar gjithësej 2 revista dhe po punohet për botimin e numrave të tjerë. Synohet që pas çdo botimi të kemi një rritje të cilësisë së kësaj reviste e cila është një vlerë e madhe për kursantët e Qendrës së Formimit Profesional “Vitrina”.

Share
Lart
  • Follows us our servcies