Universiteti “Vitrina” Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në secilin prej fakulteteve: 480 Euro / 1 Vit ose …
Qendra për Kërkim dhe Zhvillim e Universitetit Vitrina
Qendra për Kërkim dhe Zhvillim e Universitetit “Vitrina” është autoritet i lartë drejtues i gjithë aktivitetit kërkimor shkencor të Universitetit.
Kjo Qendër drejton punën kërkimore shkencore të Fakulteteve të Universitetit “Vitrina” me kryerjen e veprimtarive mësimore-shkencore dhe zhvillimin e projekte me karakter shkencor.
Qendra për Kërkim dhe Zhvillim synon rritjen e cilësisë së mësimdhënies, përcjelljen e aftësive metodologjike për kërkim tek studentët, përmirësimin e disiplinave mësimore me njohuri të reja shkencore dhe praktika të avancuara, si dhe përmirësimin e kualifikimit të personelit akademik të Universitetit.
Në fokusin e vecantë të punës së kësaj Qendre është botimi i Revistës Shkencore “Vitrina”, e cila pasqyron punën kërkimore dhe ambiciet në fushën e shkencës së akademikëve dhe kërkuesve të rinj shkencorë.