Mundesi Vullnetarizmi

Arsyeja kryesore e vullnetarizmit është dëshira për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe komunitetin në përgjithësi.Si koncept perëndimor, tanimë i prekshëm nga të gjithë, konkretizohet dukshëm në Sh.L.U.P. ‘’Vitrina’’ si një ndër elementët dhe vlerat bazë në funksionimin e shoqërisë. Sh.L.U.P. “ Vitrina” ka ndërmarrë disa projekte me përfitime shoqërore duke konsoliduar kështu emrin dhe vlerat e saj, njëkohësisht duke luajtur një rol parësor në ndihmë të komunitetit. Në Kampusin “Vitrina “ materializmi i lë vendin humanizmit.

Projektet e konkretzuara si më poshtë:

• Sh.L.P “Vitrina”, aktivitet për fëmijët me aftësi të kufizuar
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit organizata “Përtej Barrierave” në bashkëpunim me shkollën speciale “ Luigj Gurakuqi” dhe me mbështetjen e Shkollës së Lartë Private “Vitrina “ nëpërmjet Projektit “77 Club”, UNV dhe “Mara Foundation” organizuan një aktivitet për fëmijët me aftësi të kufizuar.

• Sh.L.P “Vitrina” pjesë e nismës për shuarjen e zjarreve në Dajt
Nismë sensibilizuese dhe konkrete për fikjen e zjarreve në Malin e Dajtit
Nismës së ndërmarrë nga Prof. As. Sazan Guri për situatën alarmante të zjarreve në pyjet shqiptare, iu bashkuan pedagogë dhe studentë të Universitetit Vitrina.

• Kampi ekologjik 2012 aksion për pastrim në Porto Palermo
Universiteti “Vitrina” në bashkëpunim të ngushtë me Aleanca Ekologjike Europiane Rinore dhe me Prof. As. Dr Sazan Gurin dhe me mbështetjen e Fondacionit “Banka e Ideve” kanë startuar në zonën e Qeparoit në qytetin e Himarës zbatimin e projektit me temë: “Ngritja e një kampi Ekologjiko-Mjedisor, angazhimin dhe informimin e të rinjëve me detyra e projekte mjedisore”.

• Vijon projekti “Kampi ekologjik 2012″ në Qeparo Himarë
Universiteti “Vitrina” në bashkëpunim të ngushtë me Aleanca Ekologjike Europiane Rinore dhe me Prof. As. Dr Sazan Gurin dhe me mbështetjen e Fondacionit “Banka e Ideve” kanë startuar në zonën e Qeparoit në qytetin e Himarës zbatimin e projektit me temë: “Ngritja e një kampi Ekologjiko-Mjedisor, angazhimin dhe informimin e të rinjëve me detyra e projekte mjedisore”. mentalitetin e qytetarit, ku në qëndër të vëmendjes do të jetë binomi qytetar-mjedis.

• Studentët e Sh.L.P “Vitrina” pjesë e “Albania Open 2012″
Albania Open 2012″, Studentët e Universitetit “Vitrina” duke asistuar stafin e Aeronautikës Shqiptare dhe organizatorët e evenimentit të përvitshëm “Albania Open 2012” të këtij aktiviteti. Gjatë kësaj dite, për rreth tetë orë, parashutistë nga e gjithë bota fluturuan në qiellin e Vlorës, duke realizuar me sukses 3 raundet e para të kampionatit. Studentët dhe pedagogët e Universitetit “Vitrina” ndërmarrin një fushatë promocionale të institucionit arsimor që përfaqësojnë, duke i njohur gjimnazistët e qytetit bregdetar dhe prindrit e tyre me programet e studimit që ofron “Vitrina”, si dhe vlerat e parimet që e udhëheqin këtë institucion arsimor.

• Për Shqipërinë e pastër!
Më datë 20 Prill, Universiteti Vitrina iu bashkua nismës së Kryeministrit Berisha, për Pastrimin e Territorit në Mbarë Shqipërinë. Për këtë arsye stafi drejtues i këtij Universiteti, pedagogë, studentë dhe nxënës të Shkollës së Mesme “Vitrina” u angazhuan vullnetarisht për të dhënë kontributin e tyre gjatë kësaj dite të rëndësishme aksioni, për pastrimin e ambjentit dhe me dëshirën e madhe që të gjithë njerëzit të ndjejnë përgjegjësinë e kësaj nisme e ta vazhdojnë atë më tej kudo ku jetojnë.

• Universiteti “Vitrina“ në mbështetje të Bashkisë Bajram Curri

Universiteti “Vitrina“ në kuadër të bashkëpunimit me Bashkinë e Bajram Currit po e mbështet këtë Bashki me dhurimin e 200 bluzave, kapeleve dhe aksesorëve të tjerë që do t’u vihen në dispozicion vullnetarëve dhe nxënësve të shkollave të Tropojës që do të përfshihen në aksionin e pastrimit të territorit me datë 20 Prill. Iniciativë kjo e ndërmarrë dhe e iniciuar nga Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali BERISHA.

Share
Lart
  • Follows us our servcies