Universiteti “Vitrina” Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në secilin prej fakulteteve: 440 Euro / 1 Vit ose …
RREGULLORE PËR RREGJISTRIMIN DHE TRANSFERIMIN NË PROGRAMET E STUDIMIT
Rregullorja për regjistrimin dhe transferimin në programet e studimit të Shkolles se Larte Private “Vitrina” bazohet në Ligjin nr. 9741 date 21.05.2007 “Për arsimin e larte ne Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, në aktet nënligjore që kanë dalë në zbatim të këtij ligji, si dhe në bazë të Statutit dhe Rregullores së Shkolles se Larte Private “Vitrina”.
Organizimi dhe zhvillimi i procesit të transferimit të studimeve dhe regjistrimit në programet e Shkolles se Larte Private “Vitrina” kryhet duke iu përmbajtur rregullave dhe procedurave të mëposhtme:
PARIME TË PËRGJITHSHME
•Në Shkollen e Larte Private “Vitrina” regjistrohen për të ndjekur studimet shtetas shqiptarë ose të huaj që vërtetojnë me dokument zyrtar mbarimin e një shkolle të mesme publike ose jopublike që ushtron veprimtarinë e saj brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ose jashtë tij te cilet pranojne te paguajne tarifen e studimit (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës).
•Me ”transferim studimesh” nënkupton ndryshimi i programit të studimit me kërkesë të vetë studentit, kur ai studion në një vit të ndërmjetëm (jo në vit të parë) dhe dëshiron të vazhdojë në vitin pasardhës në një program studimi/institucion tjetër. E gjithë procedura e transferimit të studimeve kryhet vetëm në hapësirën kohore, kur ka përfunduar një vit akademik dhe ende nuk ka filluar viti i ardhshëm.
Nuk mund të kryhet transferim studimi në mes të vitit akademik, qoftë edhe në hapësirën kohore mes të dy semestrave të të njëjtit vit.
Studenti kalon nga viti i parë në vitin e dytë, kur ka siguruar të paktën 30
kredite të vitit të parë.
Studenti kalon nga viti i dytë në vitin e tretë, kur ka siguruar të paktën 90
kredite nga viti i parë dhe i dytë.
TRANSFERIMI I STUDENTËVE
•Shkolla e Larte Private “Vitrina”, pervec se pranon transferime të studentëve nga Institucione te tjera te Arsimit te Larte vendase edhe të huaja, publike ose jopublike, lejon transferimin e studentëve të vet në shkolla të tjera të larta, sipas procedurave të parashikuara në ligjin “Per Arsimin e Larte ne RSH” dhe ne këtë rregullore.
1. Studenti që dëshiron të transferohet nga një Institucion tjeter i Arsimit te Larte në Shkollen e Larte Private “Vitrina”, duhet të paraqesë:
a) kërkesën me shkrim drejtuar Dekanit te Fakultetit, ku të parashtrojë arsyet e transferimit;
b) vërtetimin e c’regjistrimit nga Institucioni i Arsimit te Larte nga i cili vjen;
c) listën e lëndëve e detyrimeve të tjera të ndjekura e të shlyera sipas programit, së bashku me listën e notave dhe kreditet përkatëse;
d) programet e lëndëve të shlyera në shkollën universitare;
e) dokument identifikimi;
KOMISIONI I NJOHJES
1. Për ndjekjen dhe respektimin e procedurave te transferimit prane cdo Fakulteti, funksionon Komisioni i Njohjes dhe Ekuivalentimi. Komisioni ngrihet me urdher te Dekanit dhe përbëhet nga tre vete.
2. Komisioni shqyrton dosjen me dhënat e studentit dhe programet e lëndëve të zhvilluara dhe përcakton lëndët që njihen nga Shkolla e Larte Private “Vitrina”, lëndët duhet të ndiqen plotësisht si dhe ato për të cilat studenti duhet të marrë një numër të kufizuar kreditesh.Mendimi i Komisionit i dërgohet Dekanit.
3. Vendimin për pranimin e studentëve që kanë kërkuar transferimin e merr Rektori mbeshtetur ne propozimin e dekanit dhe vendimin e Komisionit te Njohjes dhe Ekuivalentimit.
•Studenti i transferuar, me pranimin ne Shkollen e Larte Private “Vitrina” lidh kontraten perkatese, ne te cilen parashikohen te drejtat dhe detyrimet per palet. Kontrata nenshkruhet nga Administratori i Shkolles se Larte Private dhe studentit.
•Studenti që dëshiron të largohet nga Shkolla e Larte Private “Vitrina” per te vazhduar studimet në një Institucion tjetër të Arsimit të Lartë, duhet t’i paraqesë Dekanit te Fakultetit kërkesën me shkrim për transferim në të cilën parashtron arsyet e transferimit dhe emrin e institucionit të arsimit të lartë në të cilën kërkon të transferohet.
•Kerkesa shqyrtohet dhe miratohet brenda 10 diteve nga data e paraqitjes dhe Shkolla e Larte Private “Vitrina” e pajis studentin me keto dokumenta:
a) Vertetimin e c’regjistrimit te Shkolles se Larte Private “Vitrina”
b) vërtetimin për detyrimet e shlyera gjatë viteve të studimit dhe notat përkatëse;
c) kopje të programeve të lëndëve të shlyera.
d) dokumentacionin origjinal personal qe ka dorezuar kur eshte regjistruar ne Institucion
•Me dhenien e dokumentave te transferimit, studenti c’regjistrohet nga Shkolla e Larte Private “Vitrina”.
•Ne rast mosperputhje ndermjet kesaj Rregulloreje me Statutin dhe Rregulloren e Shkolles se Larte Private “Vitrina”, do te zbatohen dispozitat e ketyre te fundit.