Pyetje te shpeshta

DISA NGA PYETJET QE BEHEN NGA STUDENTET DHE KLIENTET TANE KUR PARAQITEN PRANE ZYRAVE QENDRORE

Çfarë ofron Universiteti “VITRINA” dhe çfarë sistemi përdor ?
SHKOLLA E LARTE PRIVATE “VITRINA” OFRON :
FAKULTETET DHE DEGET – SISTEMI DHE DIPLOMA

* FAKULTETI I DREJTESISE
1. Dega “Drejtësi” – 3 vjeçar “Bachelor”

* FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE
1. Dega “Shkenca Politike – ” 3 vjeçar “Bachelor”
2. “ Marrëdhënie Ndërkombëtare”
3. “ Gazetari – Komunikim”

* FAKULTETI I INXHINIERISE
1. Dega “Inxhinieri Elektronike – ” 3 vjeçar “Bachelor”
2. “ Inxhinieri Informatike”
3. “ Inxhinieri Elektrike”
4. “ Mekatronike”
5. “ Teknologji Informacioni dhe Komunikimi” (TIK) “
6. “ Inxhinieri Telekomunikacioni”

* FAKULTETI I SHKENCAVE TE EDUKIMIT
1. Dega “Psikologji – ” 3 vjeçar “Bachelor”
2. “ Sociologji”
3. “ “Mësues i Ciklit të Ulët”
4. “ Mësues i Arsimit Parashkollor”
5. “Gjuhë Angleze”
6. “Gjuhë dhe Letërsi Arabe”

* FAKULTETI I ARKITEKTURES
1. Dega “Arkitekturë” – 5 vjeçar “Master i Shkencave”
2. “Inxhinieri Ndërtimi” – 3 vjeçar “Bachelor”

* FAKULTETI I MJEKESISE
1. Dega “Mjekësi e Përgjithshme – ” 6 vjeçar “Master i Shkencave”
2. “Infermieri” – 3 vjeçar “Bachelor”
3. “ Stomatologji” – 5 vjeçar “Master i Shkencave”
4. “ Farmaci” 5 vjeçar – “Master i Shkencave”

A ofrohet si shërbim konvikti ?
Gjithashtu Universiteti “Vitrina” ofron shërbimin Konvikt + Mensë ku përfshihet fjetja dhe ushqimi të treja vaktet.

Akomodim :
* Me çmimet më të mira në treg.
* Dhoma dyshe dhe treshe.
* Kompjuter dhe Internet në çdo dhomë
* Salla Studimi
* Ambiente Sportive

Lehtësi :
* Transport nga Qendra e Tiranës
* Parking për 200 persona

Siguri :
* Garantojmë 100% sigurinë dhe qetësinë tuaj
* Siguri dhe seriozitet Maximal

Pse të zgjedhësh Universitetin Vitrina?
Zgjidhja juaj është zgjedhja e Universitetit “VITRINA” për vetë faktin sepse jemi : se ne na dallon nga të tjerët :
- I vetmi universitet privat në gjithë hapësirën mbarë Shqiptare me një kampus të tillë universitar.
- I formësuar dhe i dalluar për karakterin e tij, unik, Konservator, të formimit dhe edukimit, si dhe të rregullave strikte të sjelljes, dhe ndjekjes së studimeve.
- Profesorët tanë, akademikë, njerëz të shquar, mendimtarë, kërkues shkencore, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kjo na dallon nga të tjerët !

Cilat janë dokumentat që duhet të dorëzohen për regjistrim?
Dokumentat që nevojiten për regjistrim janë këto :
1. Dëftesa e Shkollës së mesme ( origjinale ose fotokopje e noterizuar )
2. Mjet identifikimi ( fotokopje e ID ose e Pasaportës )
3. Fotografi të formatit të pasaportës ( 4 copë )
4. Raport Mjekoligjor ( vërteton aftësinë për të kryer studimet e larta )

A është i liçencuar Universiteti “Vitrina” ?
PO. Universiteti “Vitrina” është i liçencuar.

Me vendim të Ministrit Nr.608, datë 6.5.2009
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 dhe 45, të ligjit nr.9741, date 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” , të ndryshuar, me propozimin e ministrit të arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave vendosi Licencimin e Shkollës së Lartë Private “Vitrina” për Fakultetet:

- Shkenca Politike
- Drejtësi
- Ekonomi-Turizëm
- Inxhinieri Elektronike

Gjithashtu me vendim të Ministrit Nr.381, datë 05.08.2011.

Në mbështetje të Nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe të nenit 42/1 të Ligjit Nr. 9741, date 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” , i ndryshuar vendoset hapja e prograneve të studimit të ciklit të pare në:

- Inxhinieri Elektrike
- Mekatronikë
- Inxhinieri Ndërtimi
- Administrim Publik
- Gjuhë dhe Letërsi Arabe

Hapjen e programeve të studimit të integruara të ciklit të dytë në:
- Stomatologji
- Mjekësi e Përgjithshme
- Farmaci

A është i akredituar Universiteti “VITRINA” ?
Po.Shkolla e Lartë Universitare Private “Vitrina” është një institucion privat i arsimit të lartë i liçensuar me vendim të Këshillit të Ministrave, Nr.608, datë 06.05.2009. Është akredituar institucionalisht me Urdhër Nr. 56, datë 06.02.2013.Ky institucion ofron 34 programe studimi në dy cikle studimi.Programet e studimit të akredituara janë : “Bsc Drejtësi”; “Bsc Shkenca Politike”; “Bsc Marredhenie Nderkombetare”; “Bsc Inxhinieri Elektronike “; “Bsc Inxhinieri Informatike”; “Bsc Financë – Bankë”; “Bsc Menaxhim Biznesi”dhe “Menaxhim Turizmi”. Pritet në të ardhmen e afërt edhe akreditimi i programeve të tjera si dhe hapja e ciklit të tretë të studimeve, Doktoraturës.

Faleminderit që keni zgjedhur Universitetin”VITRINA” !

Jeni të gjithë të mirëpritur !

Share
Lart
  • Follows us our servcies