Guida e Studentit

TË DREJTAT E STUDENTIT

•Të përfitojë nga procesi mësimor dhe të diplomohet pasi të shlyejë të gjitha detyrimet e përcaktuara në planin mësimor.
•Të përdore pajisjet e Shkollës së Lartë Private “Vitrina”, sipas rregullave, për të realizuar programin mësimor dhe punën e programuar në aktivitetin e tij kërkimor, bibliotekën dhe mjediset sportive e kulturore të Fakultetit e Sh.L.P.
•Të ndjekë studimet në një degë të dytë, në sistem të ndryshëm nga ai që ndjek, sipas përcaktimeve në këtë rregullore.
•Të ndikojë në përmirësimin e procesit mësimor nëpërmjet formave demokratike të shfaqjes së vullnetit.
•Të marrë pjesë në veprimtari artistike, kulturore, sportive etj.të organizuara nga institucioni jashtë procesit mësimor.
•Të dëgjohet nga organizmat përkatëse, para se të merren masa ndëshkuese ndaj tij.
•Të kërkojë shpjegime nga komisioni i provimit për rezultatin e vendosur të provimit në të cilin ai është paraqitur. Studenti mund të refuzojë rezultatin dhe, atëherë, nota përkatëse nuk vendoset në fletën e provimit dhe studenti paraqitet në të njëjtin provim në sesionet e ardhshme.

DETYRAT E STUDENTIT

•Të njohë me hollësi rregullat e institucionit e detyrimet e tij dhe të jetë i vetëdijshëm për zbatimin e tyre.
•Shkolla e Lartë Private “Vitrina” nuk mban përgjegjësi për pasojat që rrjedhin nga mosnjohja e tyre.
•Të zbatojë të gjitha rregullat morale të sjelljes e paraqitjes në mjediset mësimore si dhe ato që rrjedhin nga Statuti i Sh.L.P “Vitrina” dhe nga kjo Rregullore.
•Të shlyejë të gjitha detyrimet e përcaktuara në planin mësimor dhe programet e lëndëve.
•Të shlyejë gjithë detyrimet financiare ndaj institucionit në kohën e duhur.
•Të mbajë përgjegjësi për shkeljet e rregullave të Shkollës së Lartë Private “Vitrina” nga ana e tij. Dëmi material që ai mund të ketë bërë, zhdëmtohet në masën që e gjykon administrata e Sh.L.P
•Të njohë dhe respektojë Kodin e Etikës së Sh.L.P, normat shoqërore dhe rregullat e pranuara në kontratë.

SHKELJA E RREGULLAVE NGA STUDENTI

Shkelje të rregullave të shkollës konsiderohen të gjitha veprimet e kryera nga ana e studentit që cënojnë personalitetin e mësimdhënësit, të çdo punonjësi tjetër të shkollës dhe studentëve të tjerë, normat etiko-morale të shoqërisë si kopjimi në provime, falsifikimi i dokumenteve të ndryshme, aktet e rrugaçërisë, të vjedhjes etj. kur këto veprime nuk mbartin elemente të veprës penale.
Ndaj studentit që kryen këto veprime, merren masat disiplinore:
• paralajmerim me shkrim
• vërejtje me shkrim
• përjashtim nga shkolla për një vit
• përjashtim përgjithmonë nga Shkolla e Lartë Private “Vitrina”
Vendimin për përjashtimin e studentit një vit nga shkolla e merr Administratori i Shoqërise, me propozim të Rektorit, Dekanit, Kancelarit të Shkollës së Lartë Private “Vitrina”.
Vendimin për përjashtimin nga ShLP (heqje vetëm e së drejtës së studimit të fituar) dhe përjashtimin përgjithmonë nga Shkolla e Lartë Private “Vitrina” (duke mos i lejuar të fitojë të drejta studimi të mëpasshme) e merr Administratori i Shoqërise me propozim të Dekanit, Pergjegjësve të departamentit ose të Rektorit.

Share
Lart
  • Follows us our servcies