Universiteti “Vitrina” Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në secilin prej fakulteteve: 460 Euro / 1 Vit ose …
PRANIMI I STUDENTËVE
Pranohen për t’u regjistruar pranë Shkollës së Lartë Private shtetasit shqiptarë ose të huaj që plotësojnë këto kushte:
1. Vërtetojnë me dokument zyrtar mbarimin e shkollës së mesme në Shqipëri ose jashtë shtetit (ekuivalentuar sipas kritereve të percaktuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës).
2. Vërtetojnë me dokument zyrtar transferimin nga një institucion i arsimit të lartë publik ose privat, që ushtron veprimtarinë e tij në Shqipëri ose jashtë shtetit.
3. Pranojnë pagimin e tarifës sipas kritereve dhe kushteve të vendosura nga Shoqëria.
4. Vërtetim i njohjes së gjuhës shqipe, për shtetasit e huaj.
Rregjistrimi
1. Regjistrimi i pjesëmarrësve kryhet pranë Sekretarisë së Fakulteteve përkatëse të Shkollës së Lartë Private “VITRINA”.
2. Për regjistrim, studenti paraqitet me dokumentat:
a. Diplomën origjinale e Shkollës së Mesme, ose diplomë e fotokopjuar dhe ricikluar nga Drejtoria Arsimore.
b. Raport nga Komisioni Mjekësor për aftësi për studime
c. Katër fotografi
d. Fotokopje e kartës së identitetit.
3. Me fillimin e studimeve, pjesmarrësi pajiset me kartë (libresë) studenti në këtë formim.
Studenti ka të drejtë të ndjekë studimet në vitin akademik në të cilin është rregjistruar kundrejt tarifës së pagesës, brenda afateve të parashikuara e të shpallura; kështu ai fiton statusin e studentit. Statusi i studentit përfundon me diplomimin ose me ndërprerjen e përkohshme te studimeve ose me përjashtimin e tij nga Shkolla e Lartë Private “VITRINA”.