Universiteti “Vitrina” Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në secilin prej fakulteteve: 490 Euro / 1 Vit ose …
Universiteti “Vitrina” krenohet për larminë e studentëve të tij të cilët vijnë nga vende të ndryshme të Shqipërisë e më gjërë.Universiteti “Vitrina” ofron për këta studentë mundësinë për strehim në konviktet e ngritura brenda kampusit. Konviktet janë të ndarë në konviktin e vajzave dhe në konviktin e djemve dhe plotësojnë të gjitha standartet higjeno-sanitare jo vetëm për mirëfunksionimin e tyre, por përfshijnë edhe lehtësira të tjera për studentët. Dhomat e konvikteve janë të pajisura me sistem ngrohje, kompjutera janë vendosur në çdo dhomë dhe universiteti ofron internet 24 orë për studentët. Brenda kampusit të Universitetit “Vitrina” ndodhen 2 bare ku studentët mund të kalojnë kohën me shoqërinë, por ku mund edhe të organizojnë festa apo aktivitete të ndryshme.
Transporti
Për ata studentë që nuk jetojnë në konvikte, Universiteti “Vitrina” ka vendosur në dizpozicion një shërbim transporti për të lehtësuar mbërritjen në kampus. Oraret e mjeteve të transportit janë konform kërkesave të studentëve. Në kampusin e Universitetit “Vitrina” ndodhet një mencë me kapacitet prej 300 personash. Ushqimet e servirura janë të shumëllojshme dhe cilësia e ushqimit është e garantuar. Gjithashtu cilësia e ushqimit kontrollohet çdo ditë në laborator nga specialistë ushqimorë.