Universiteti “Vitrina” Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në secilin prej fakulteteve: 460 Euro / 1 Vit ose …
I vetmi universitet privat në gjithë hapësirën mbarë shqiptare me një kampus të tillë universitar. I formësuar dhe i dalluar për karakterin e tij, unik, Konservator, të formimit dhe edukimit, si dhe të rregullave strikte të sjelljes, dhe ndjekjes së studimeve.
Mund të themi se Stafi pedagogjik, si dhe kultura anglosaksone e menaxhimit të këtij Universiteti, nëpërmjet disiplinës, dhe përgjegjshmërisë, ka tërhequr tashmë vëmendjen dhe interesin e qindra familjeve nga hapësira mbarëshqiptare, dhe ka arritur të fitojë besimin e arsimimit të fëmijëve të tyre.
Profesorët tanë, akademikë, njerëz të shquar, mendimtarë, kërkues shkencore, kombëtare dhe ndërkombëtare, aktivistë politikë, sociale, religjozë, artistë, biznesmenë, administratorë, këshilltarë, lidera politikë apo të shoqërisë civile, janë të angazhuar te “Vitrina” jo vetëm për të dhënë dijet e tyre por edhe për të shkëmbyer ato me dijet dhe opinionet tuaja nëse do të kishit fatin të bëheshit protagonist i një trasformimi rrënjësor, serioz, dhe të gjithanshëm, i cili po ndodh përditë në Universitetin Vitrina.